Interi rinovon kontratat me drejtuesit më të rëndësishëm të klubit

Sezonin e kaluar zbriti nga froni i Serisë A pas nëntë vitesh Juventusin, ndërsa në sezonin aktual është në vendin e dytë me 54 pikë, një më pak se Milani kryesues, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar, pa harruar faktin që ka kaluar fazën e grupeve të Championsit.

Kuptohet që këto arritje i faturohen stafit drejtues, që shpërblehet me rinovimin e kontratës.

Klubi zikaltër ka zyrtarizuar zgjatjen e marrëveshjes me administratorin e deleguar, Giuseppe Marotta, drejtorin sportiv, Piero Ausilio, si dhe me zv. drejtorin sportive Dario Baccin.

FC Internazionale Milano është i lumtur të të njoftojë se CEO Sport, Giuseppe Marotta, Chief Sport Officer, Piero Ausilio, Deputy Chief Sport Officer, Dario Baccin, kanë rinovuar kontrata e tyre me klubin kampion të Italisë deri më 30 qershor 2025. Impenjimi i tyre nën presidencën e Steven Zhang, do të vazhdojë të paktën edhe për tre vjet”, shkruhet në njoftimin e klubit.