Adriana Lima nënë për herë të tretë! Jep lajmin e ëmbël në formën më të bukur!

Adriana Lima njoftoi të premten se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.

40-vjeçarja e që ka pozuar në “Vogue” u tregua kreative teksa postoi në “TikTok” një video dhe ndau lajmin e lumtur me fansat e saj.

 

Babai i fëmijës së saj është producenti i filmit, Andre Lemmers III.

Lima ka dy vajza Valentina, 12 vjeç dhe Sienna, 9 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Marko Jaric.

 

Në videon e re të “TikTok”, modelja shihet e veshur në të bardha ndërsa mban testin e saj të shtatzënisë, dhe mund të shihet rezultati i cili është pozitiv.