FOTO/ A është zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit personi në kafe me Klodian Zoton?

Një foto e biznesmenit të inceneratorëve Klodian Zoto, duke pirë kafe në një nga lokalet e Tiranës, në shoqërinë e një personi tjetër, ka bërë xhiron e rrjetit. 

Mësohet se foto është bërë gjatë ditëve të fundit kur zyrtarisht nga Policia e Shtetit dhe SPAK, Klodian Zoto është në kërkim për aferën e inceneratorit të Elbasanit. 

Njeriu i memeve Genc Sejko shprehet në Facebook se ka arritur të zbulojë identitetin e personit që ndodhet në tavolinë me Zoton. 

Sipas tij, ai është zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Bilbil Memaj, drejtor i Akademisë së Sigurisë.

Postimi
Pyetje nga salla. Çfarë bën drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Bilbil Memaj në kafe me Klodian Zoton?!
Kush e gjen fiton një këst nga ato të inceneratorëve.

 

LEXO EDHE: 

https://www.syri.net/politike/486467/foto-ne-kerkim-per-inceneratoret-klodian-zoto-fotografohet-duke-pire-kafe/