FOTO/ Në kërkim për inceneratorët, Klodian Zoto fotografohet duke pirë kafe

Publikohet një foto e re e biznesmenit të inceneratorëve, Klodian Zoto. 

Në kërkim për aferën 430 mln euro, ai është fotografuar duke pirë kafe. 

Foton e ka publikuar gazetarja Klodiana Lala e cila thotë se është realizuar ditët e fundit. 

Mësohet se ai është parë në një prej kafeneve të Tiranës. 

Klodian Zoto është shpallur në kërkim për inceneratorin e Elbasanit, ku është arrestuar si i përfshirë edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, për marrje ryshfeti 3 mln euro.  

 

Gjithashtu, SPAK ka thirrur për dëshmi edhe kryetarin e bashkisë së Fierit Armando Subashi dhe deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili si ish-Sekretar i Përgithshëm i Ministrisë së Mjedisit, ka firmosur për të tre inceneratorët.