Presidenti zviceran rezulton me COVID-19 sapo hapet vendi

Zyrih - Presidenti zviceran Ignazio Cassis ka rezultuar pozitiv me COVID-19, tha qeveria të enjten, ditën kur Zvicra hoqi pothuajse të gjitha kufizimet në jetën publike pas 23 muajsh frenime.

Cassis, i cili është gjithashtu Ministër i Jashtëm dhe mjek, bëri një test PCR të mërkurën dhe hyri në izolim të enjten pasi mori një rezultat se ishte pozitiv, tha qeveria.

Ai nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, thoshte njoftimi, duke shtuar se Presidenti po punonte nga shtëpia dhe kishte anuluar planet për të marrë pjesë në aktivitete, përfshirë Konferencën e Sigurisë në Mynih të premten dhe të shtunën.