Policia kanadeze arreston dy liderë të të ashtuquajturit 'Autokolona e Lirisë'

Qindra kamionistë që bllokuan kryeqytetin e Kanadasë qëndruan në këmbë dhe shpërthyen në mënyrë sfiduese të enjten.

Kjo ndodhi pasi kur policia arrestoi dy drejtues protestash dhe kërcënoi të prishte protestën gati tre-javore kundër kufizimeve të vendit për COVID-19.

Autobusët e policisë mbërritën pranë Kodrës së Parlamentit të Otavës dhe punëtorët vendosën gardhe shtesë rreth ndërtesave qeveritare.

Policia gjithashtu në thelb filloi të mbyllë pjesën më të madhe të zonës së qendrës së qytetit për të parandaluar të tjerë që t'u vinin në ndihmë të protestuesve.

"Aksioni është në proces," tha shefi i përkohshëm i policisë së Otavës, Steve Bell. “Ne emi të përkushtuar për t'i dhënë fund kësaj demonstrate të paligjshme.

Policia arrestoi organizatorët Tamara Lich dhe Chris Barber rreth Kodrës së Parlamentit, por oficerët nuk shkuan me forcë ndaj demonstruesve.

Policia e dërgoi Lich në paraburgim të enjten vonë.

Policët vazhduan të negocionin me protestuesit dhe u përpoqën t'i bindnin të shkonin në shtëpi, tha komisari Bell. "Ne duam që kjo demonstratë të përfundojë në mënyrë paqësore," tha ai, por shtoi: "Nëse ata nuk largohen paqësisht, ne kemi të tjera plane".

Shumë nga kamionistët në kolonën e vetëquajtur të Lirisë u shfaqën të palëkundur prej paralajmërimeve të ditëve të tëra nga policia dhe qeveria se rrezikonin arrestimin dhe se mund të shihnin se si do t'iu sekuestroheshin kamionët dhe t'u bllokoheshin llogaritë bankare.

"Unë jam i përgatitur të ulem në bisht dhe t'i shikoj ata që më godasin me sprajt piperi," tha një nga udhëheqësit e tyre, Pat King. Sa i përket kamionëve të parkuar parakolp më parakolp, ai tha: "Nuk ka kamionë tërheqjeje në Kanada që do të guxojë t'i prekë ".

King më vonë u tha kamionistëve të mbyllnin dyert.

Mes tensioneve në rritje, kamionistët jashtë parlamentit u ranë më fort borive, në kundërshtim me një vendim gjyqësor kundër borive,  lëshuar për të mirën e banorëve të zonës.