Filipinet rihapen për turistët pas dy vjetësh, shqetësim afrimi i fushatës presidenciale

Një javë pasi Filipinet u rihapën për turistët e huaj për herë të parë pas dy vjetwsh, zëdhënësi i presidentit ka deklaruar se vendi tani është në një "rrezik të ulët" nga pandemia e koronavirusit.

"Rajoni i kryeqytetit dhe gjithë Filipinet tani kanë një klasifikim me rrezik të ulët" për sa i përket rritjes së rasteve, prevalencës dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor, tha Karlo Nograles, zwdhwnwsi i Presidentit Rodrigo Duterte.

Rastet kanë qenë mesatarisht rreth 3,600 në ditë në javën e kaluar, megjithëse ka shqetësime se infeksionet mund të rriten me fillimin e fushatës për zgjedhjet presidenciale të 9 majit, me mitingje politike që shihen si ngjarje të mundshme super-përhapëse.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se numri i personave të vaksinuar plotësisht në Filipine ka arritur rreth 56% të popullsisë dhe shkalla e zënies së shtretërve në spital është rreth 30%.

Qeveria planifikon të heqë të gjitha kufizimet, premtoi nënsekretarja e shëndetësisë, Maria Rosario Vergeire, por ajo refuzoi të japë një kornizë kohore specifike. “Kur kjo të ndodhë, të gjitha kufizimet do të hiqen dhe gjithçka do të jetë nën vetërregullim”, shtoi ajo.

Më shumë se 55,000 njerëz kanë vdekur në Filipine, sipas të dhënave të qeverisë, megjithëse një raport i ri i fundit sugjeron se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë dyfishi i numrave zyrtarë të departamentit të shëndetësisë.