Video ku Alexei Navalny shfaqet i veshur me uniformën e burgut duke u përqafuar me gruan e tij bëhet virale

Një video ku kritiku i Kremlinit Alexei Navalny teksa përqafon gruan e tij ndërsa rojet qëndronin në të dyja anët e tyre është bërë virale.

Ai aktualisht po vuan dënimin me dy vjet e gjysmë në një burg të sigurisë maksimale pranë Moskës, ku kushtet thuhet se janë të rënda.

 Akuzat e reja mund të bëjnë që koha e tij pas hekurave të zgjatet ndjeshëm.

Në gusht, disidenti hyri në grevë urie për kushtet në të cilat ishte mbajtur, të cilat i kanë shkaktuar probleme shëndetësore, duke përfshirë dhimbje të forta shpine.  

Ai përsëriti pretendimet se kërkesat e tij për ndihmë mjekësore po shpërfilleshin nga rojet e burgut dhe se ai po 'torturohej' me mungesë gjumi me rojet që e zgjonin tetë herë në natë. 

Navalny paralajmëroi gjithashtu se ai mund të përballet me mbylljen në izolim pasi u akuzua për shkelje të shumta të vogla në burg.

Udhëheqësi i opozitës ruse, i cili tani ka kaluar një vit pas hekurave pasi i mbijetoi një sulmi me helm për të cilin fajëson Kremlinin, akuzohet për akuza të reja mashtrimi. 

Nëse ai përfundimisht shpallet fajtor për përvetësim, kundërshtari politik më i Putinit mund të burgoset deri në vitin 2032.