Pas Macronit dhe kancelari gjerman Olaf Scholz refuzon testin molekular rus

 Rrugë e Emanuel Macron, i cili refuzoi t'i nënshtrohej një testi molekular nga mjekët rusë përpara takimit të tij me Putinin, duket se do të ndiqet dhe nga kancelari gjerman Olaf Scholz , i cili ndodhet në Moskë për një takim me Vladimir Putin në përpjekje për të qetësuar krizën në Ukrainë.

Sipas një burimi të qeverisë gjermane, testi i koronavirusit te Olaf Scholz do të kryhet nga një mjek i ambasadës gjermane në Moskë.

Testi PCR do të kryhet në avionin, i cili tashmë është ulur në Moskë, tha burimi, duke shtuar se kancelari i dha Rusisë mundësinë për të dërguar një zyrtar për të monitoruar procesin.