Suedia rekomandon një dozë të katërt të vaksinës për njerëzit mbi 80 vjeç

Autoritetet suedeze kanë rekomanduar një dozë të katërt të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit mbi moshën 80 vjeç, si dhe për banorët e shtëpive të pleqve pavarësisht nga mosha.

Doza e katërt rekomandohet edhe për personat që marrin kujdes në shtëpi, pavarësisht moshës. Ajo dozë duhet të merret të paktën katër muaj nga doza e mëparshme”, thanë autoritetet.

“Aftësia e sistemit imunitar për të reaguar ndaj vaksinimit dhe për të krijuar mbrojtje të përhershme zvogëlohet me moshën. Doza shtesë e forcon atë mbrojtje”, deklaruan epidemiologët suedezë.

Në Suedi, më shumë se 85 për qind e njerëzve mbi 80 vjeç morën dozën e tretë dhe rreth 55 për qind e atyre mbi moshën 18 vjeç.