‘Kjo grua është heroina ime’ 79 vjeçarja ukrainase përgatitet për luftë

Një stërgjyshe 79 vjeçare e cila mori pjesë në stërvitjen luftarake civile në Ukrianë është vënë në qëndër të medieve sociale.

Në fotot e publikuara Valentyna Konstantynovska shihet duke u mësuar nga  garda kombëtare e vendit në Mariupol, Ukraina Lindore, se si të përdor një pushkë e tipit AK-47.

Është një stërvitje që është kryer në të gjithë vendin për të ndërtuar një ushtri në rast rreziku të pushtimit të vendit nga trupat ruse.

Ukrainasit e kanë përshkruar 79 vjeçaren si një heroinë për pjesëmarrjen e saj në stërvitje.

Dhe analistja ukrainase e politikës është shprehur: Kjo grua është heroina ime.

 Zonja Konstantynovska nuk është e vetmja grua ukrainase që synon të mbrojë vendin e saj këtë javë dhe snajperistja ukrainase Olena Bilozerska 42 vjeç është shprehur për MailOnline se do të ishte sërish në vijën e parë brenda disa orësh për t'u përballur me rusët.

Olena Bilozerska