Bien infektimet nga koronavirusi në Gjermani, pritet lehtësimi i kufizimeve

Infektimet nga koronavirusi kanë rënë paksa në Gjermani, pasi paneli i ekspertëve të qeverisë për Covid bëri thirrje për një lehtësim gradual të kufizimeve në ekonominë më të madhe të Evropës.

Gjermania raportoi 76,465 raste të reja ditore me koronavirus të hënën, 20% më pak nga e njëjta ditë javën e kaluar.

Incidenca shtatëditore e infeksionit për 100,000 njerëz gjithashtu ra në 1,460 nga 1,467 të dielën, raportoi Reuters.

Paneli i ekspertëve të Gjermanisë tha të dielën se qeveria duhet ta planifikonte lehtësimin e kufizimeve, duke pasur parasysh se vala aktuale e infeksioneve pritej të rrafshohej në javët e ardhshme, por paralajmëroi se ishte kundër lehtësimit të kufizimeve shumë shpejt.

“Falë rrjedhës më të butë të sëmundjes, ne po hyjmë në një fazë të re të pandemisë, e cila krijon perspektivë për hapje graduale”, tha për gazetën Welt, Hendrik Wuest - kryeministri i North Rhine - Westphalia, shtetit më të populluar të Gjermanisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe krerët e shteteve federale do të takohen të mërkurën për të diskutuar lehtësimin e mundshëm.