Paris, policia qëllon për vdekje njeriun që kërcënoi oficerët me thikë

Një burrë u qëllua për vdekje nga policia franceze në stacionin "Gare du Nord" në Paris të hënën në mëngjes pasi kërcënoi oficerët me thikë.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tregoi në Twitter se incidenti ndodhi rreth orës 7:00 CET dhe se "oficerët e policisë përdorën armët, duke shmangur kështu çdo rrezik për veten dhe pasagjerët".

"Sot në mëngjes rreth orës 7 të mëngjesit, - shkroi Darmanin, - një patrullë policie u kërcënua nga një individ i armatosur me thikë në transportin publik në rajonin Ile-de-France. Policia ka përdorur armën, duke shmangur kështu çdo rrezik për veten dhe për udhëtarët."

Ministri i Transportit Jean-Baptiste Djebarri më vonë konfirmoi në RMC se sulmuesi "vdiq në vend" ndërsa dy oficerët u "plagosën lehtë". 

Një burim policor i tha Euronews se i dyshuari mbante një thikë me një teh 30 cm. Në thikë shkruhej slogani kundër policisë “ACAB”, që do të thotë “Të gjithë policët janë bastardë”. Një motiv terrorist u përjashtua në fillim të mëngjesit, pasi Prokurorinë Kombëtare Antiterror (PNAT) konfirmoi se nuk është përfshirë në hetim.