Itali/ 62.231 raste të reja dhe 269 viktima nga Covid

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 62.231 persona të infektuar me Covid në Itali.

Gjithashtu nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 269 qytetarë.

Shkalla e pozitivitetit është 10.6%. Të shtruarit në terapi intensive janë 1.223, ndërsa të shëruarit janë 117 mijë. Rajoni me numrin më të madh të rasteve është Lazio, ndjekur nga Lombardia e Campania.