E rëndë në Spanjë: 5 vjeçari vret prindërit dhe vëllain pas sherrit për notat në shkollë

Një 15-vjeçar është arrestuar në Spanjë me dyshimin se ka qëlluar dhe vrarë prindërit dhe vëllain 10-vjeçar pas një debati për notat e tij të dobëta në shkollë.

Sipas policisë spanjolle, tragjedia, e cila ndodhi mbrëmjen e së martës në një zonë rurale pranë Elche, 20 km në juglindje të Alicante u zbulua mbrëmë nga një grua që shkoi në shtëpinë e tyre pasi nuk kishte asnjë lajm prej ditësh.

“Gruaja, e cila ishte motra e viktimës shkoi në shtëpi sepse nuk po komunikonte dot me familjarët dhe më pas nipi i tha se kishte vrarë babanë, nënën dhe vëllanë e tij”, tha një zëdhënës i policisë për AFP.

Policia ka gjetur tre trupa brenda shtëpisë.

Ai arrestoi të miturin, i cili kishte qëndruar në shtëpi me kufomat për 3 ditë.

15-vjeçari tha se pati një sherr me nënën e tij për notat në shkollë, më pas mori armën e të atit për ta vrarë, dhe më pas qëlloi vëllain e tij 10-vjeçar dhe në fund babain e tij.