Norvegjia po shfuqizon pothuajse të gjitha masat: Pandemia nuk është më një kërcënim për ne

Norvegjia do të shfuqizojë pothuajse të gjitha rregulloret e mbetura të vendosura për të shtypur përhapjen e koronavirusit, pasi ka shumë pak gjasa që koronavirusi të rrezikojë shërbimet shëndetësore, tha kryeministri i atij vendi, Jonas Gar Stere.

Norvegjia shfuqizoi shumicën e rregulloreve më 1 shkurt dhe do të mbajë disa nga masat në arkipelagun Arktik të Svalbard. 

Masat e reja hyjnë në fuqi sot.

“Po heqim pothuajse të gjitha masat e marra për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Pandemia nuk është më një kërcënim për shumicën prej nesh. 

"Omicron shkakton sëmundje më pak të rënda dhe ne jemi të mbrojtur nga vaksinat”, theksoi Stere.

Norvegjezët nuk do të duhet të mbajnë më një distancë prej të paktën një metër dhe as të mbajnë maska. 

Heqja e këtyre masave lejon hapjen e klubeve të natës dhe vendeve të tjera për argëtim.

Pasagjerët që vijnë në Norvegji nuk do të duhet më të raportojnë mbërritjen e tyre paraprakisht, dhe administrata po heq gjithashtu dëshminë e detyrueshme të një rezultati negativ të testit.

Vizitorët në Svalbard, ku puna e shërbimeve shëndetësore është e kufizuar, do të duhet të testohen para dhe pas mbërritjes, ndërsa fluturimet çarter janë ende të pezulluara.