COVID-19/ Mutacioni Delta+Omicron është i vërtetë, zbulohet rasti i parë në Britaninë e Madhe

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe po ndjekin zyrtarisht një variant të COVID-19 që është hibrid i mutacioneve Omicron dhe Delta.

Super mutacioni i quajtur Deltacron mendohet se është gjetur tek një pacient që u infektua në të njejtën kohë me të dy mutacionet, por që nuk është e qartë nëse është i importuar apo e ka origjinën në Britaninë e Madhe.

Zyrtarët e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu nuk e dinë se sa infektiv ose i rëndë është virusi i sapo evoluar ose nëse do të ndikojë në performancën e vaksinës. 

Profesor Paul Hunter, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin e Anglisë Lindore, tha për MailOnline se " varianti nuk duhet të përbëjë shumë kërcënim sepse Mbretëria e Bashkuar ka nivele të mëdha imuniteti ndaj llojeve origjinale Delta dhe Omicron. Kështu që për momentin nuk jam shumë i shqetësuar'.

Edhe disa variante 'rekombinante' janë zbuluar në pandemi, por ato nuk kanë çuar në ndonjë shpërthim serioz.

Shkencëtarët thonë se është 'rrallë' që këto të ndodhin, por kur ato ndodhin varianti normalisht është 'më pak i përshtatshëm' se rivalët e tij dhe mund të dalë lehtësisht nga konkurrenca. 

Ky raport vjen pas rastit të deklaruar nga Qiproja muajin e kaluar por që u hodh poshtë nga shumë shkencëtarë, të cilët u shprehen se mund të jetë rezultat i një kontaminimi laboratorik.

SI MUND TË KOMBINOHEN VIRUSET? 

Që të shfaqet një variant i kombinuar i virusit, një person duhet të infektohet me dy lloje të koronavirusit – me gjasë nga dy burime të veçanta – në të njëjtën kohë, dhe më pas viruset duhet të 'përplasen' me njëri-tjetrin brenda trupit. 

Pasi viruset janë brenda trupit, mënyra se si përhapen është duke i detyruar qelizat njerëzore të prodhojnë më shumë prej tyre. 

Koronavirusi përbëhet nga materiali gjenetik i quajtur ARN dhe, për t'u riprodhuar, duhet ta detyrojë trupin të lexojë këtë ARN dhe të bëjë kopje të sakta të saj.

Nëse dy viruse janë në të njëjtin vend në të njëjtën kohë, të dy dublikohen nga të njëjtat qeliza, ekziston mundësia që gjenet e ARN-së të përzihen, ashtu si mund të ketë një përzierje nëse dikush i lëshon dy pako kartash menjëherë dhe i mbledh të gjitha./dailymail.

 

Në foto  janë imazhet 3D të viruseve Omicron dhe Delta. Omicron është gati pesë herë më i mutuar se Delta për sa i përket proteinave të tij të majave. Ndërsa një kryqëzim i dy varianteve, i quajtur një rikombinim, është një mundësi teknike, shkencëtarë të tjerë thonë se raportet e fundit të Deltacron është 'pothuajse me siguri' rezultat i një kontaminimi laboratorik.