Vjen paralajmërimi i fundit nga SHBA për Rusinë

Duke folur në një konferencë për shtyp në Fixhi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se do të fliste sot me homologun e tij rus Sergei Lavrov si një përpjekje e fundit për të penguar një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia.

Gjatë konferencës Blinken u shpreh:

'Ne vazhdojmë të shohim shenja sheqëtësuese, pasi forca të reja kanë mbërritur rreth kufijve të Ukrainës. Nuk e dimë nëse presidenti Putin ka marrë vendimin për të pushtuar Ukrainën. Megjithatë ne e dimë se ai ka aktivizuar kapacitetin e tij për të vepruar në një kohë të shkurtër. Më shumë do të sqarohet në orët në vijim. Aktualisht Rusia ka potencial për të sulmuar Ukrainën në çdo moment. Shpresoj të mos e bëjë këtë dhe të preferojë diplomacinë.Përmes dialogut dhe diplomacisë ne kemi deklaruar se jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë partnerët dhe aleatët tanë. Ne ndamë idetë tona me Rusinë. Megjithëse Rusia tha se do t’ju përgjigjet disa ideve, ne ende nuk kemi marrë përgjigje. Do të pyesim sot ministrin Lavrov nëse ka përgjigje për këto. Nëse Rusia zgjedh të sulmojë do të ketë kosto të mëdha. Ajo do të përballet me një reagim në mbarë botën.Presidenti Putin do të vendosë vetë. Jemi gati për të dyja mënyrat. Është e qartë se cila është rruga më problematike. Ne jemi të hapur për të dyja mundësitë’.

Blinken tha gjithashtu se Uashingtoni dhe aleatët e tij do të vendosin “shpejt” sanksione ndëshkuese ndaj Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën, e cila mund të fillojë “në çdo kohë”.