Spanja lehtëson kufizimet e Covid-it për adoleshentët turistë nga jashtë BE-së

Spanja lehtësoi rregullat e Covid-19 për pushuesit adoleshentë nga vende jashtë Bashkimit Evropian si Britania e Madhe, duke i dhënë një shtysë industrisë së turizmit në Ishujt Kanarie dhe destinacione të tjera të diellit dimëror.

Nga 14 shkurti, vizitorët e huaj të moshës 12 - 17 vjeç nga vendet jo anëtare të BE-së që nuk kanë një çertifikatë të vlefshme vaksinimi mund të hyjnë në Spanjë nëse mund të tregojnë një test PCR negativ ose një test të ngjashëm për Covid-19 të marrë 72 orë para mbërritjes, tha në një deklaratë Ministria e Tregtisë dhe Turizmit.

Ndryshimi i rregullit është në njohjen e faktit që moshat nën 18 vjeç në shumë vende ende nuk kanë pasur një akses të plotë të vaksinave, tha ministria.

Angel Victor Torres Perez, presidenti i qeverisë së Ishujve Kanarie, e përshëndeti vendimin, duke thënë në Tëitter se lehtësimi i rregullave veçanërisht për britanikët në moshë të re ishte "lajm i shkëlqyer për rimëkëmbjen e turizmit dhe sezonin në Kanarie".

Kurse vizitorët e moshës nën 12 vjeç të shoqëruar nga një i rritur nuk përballen me kërkesa shëndetësore për Covid-19, tha ministria.