‘A do ketë shoqëri mes tyre jashtë ‘BBV’? Ja si shprehen Donadi dhe Iliri

Të gjithë debatet e Ilirit dhe Donaldit, padyshim kane qenë më të forta brenda shtëpisë gjithashtu dhe më të shpeshta.

Gjatë kësaj jave, Donaldi është shprehur se Iliri “ka përdorur” njerëzit jashtë, përfshirë këtu edhe historinë me gruan e tij, pra tradhëtinë për të dalë mirë këtu brenda.

Iliri është shprehur se ndihet shumë i revolutuar lidhur më këtë argument të Donaldit dhe se nuk mund të përdorë emrin e gruas së tij.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Ne të dy jemi kapur për shumë gjëra, por njerëzit jashtë shtëpisë duhet t’i lemë aty, nuk mund të përmendim emrat e familjarëve.

Donaldi: Unë i kam kërkuar falje Ilirit, edhe kur Sabiani ishte pjesë e shtëpisë, se Sabiani e donte ndërsa ky jo. Iliri nuk ka hezituar kurrë që të tregohet i afërt, por ka tendencën për të kthyer bisedat e kaluara për të dalë vetë mirë. Unë shikoj një Ilir i cili shkakton situata të cilat nuk janë të zakonshme.

Iliri: Unë nuk i kam bërë këto gjëra që thua ti, kështu që mos mu drejto fare.

Arbana ndërkohe, i ka pyetur dy konkurrentët nëse mes tyre jashtë shtëpisë mund të ketë një miqësi, dy djemtë janë shprehur “jo”.

“Ne jemi dy karaktere të kundërta dhe jemi njohur edhe jashtë shtëpisë,  por kurrë mes nesh s'ka patur miqësi, -kanë thënë ato.