'Skavica', ekspertët kundër: Projekt i padobishëm dhe antikombëtar, sjell evakuimin e 40 mijë banorëve

Në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, u diskutua çështja e ndërtimit të Skavicës dhe pse ekspertët janë kundër këtij projekti. 

Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko tha se investimi prej mbi 250 mln eurosh do të ishte i padobishëm nga pikëpamja ekonomike dhe financiare për vendin. Ndërsa shtoi se ekziston projekti tjetër prej 40 mln euro për të rikthyer në kaskadën e Fierzës ujin që derdhet në Vaun e Dejës, projekt sipas tij më i vlefshëm. 

Inxhinieri i pyjeve, Munir Hoxha është i prerë në qëndrimin e tij duke deklaruar se dibranët nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Ai tha se qeveria po tenton të kryejë gjenocid mbi 40 mijë banorë të cilët nëse ndërtohet Skavica do të duhet të evakuohen. 

Nga New York-u në lidhje Skype, aktivistja Ferzileta Gjika tha se Skavica do të ndërkombëtarizohet. Gjika tha se protestat do të vazhdojnë, ndërsa paralajmëroi se do të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut. 

Pjesë nga intervista

Adi Krasta: Pse lidhet Skavica me inceneratorët dhe nëse do të kundërshtohet Skavica dhe do t'i dilet si me Vjosën ku njerëzit protestojnë, si mund t'i zgjdhë Shqipëra problemet energjisë në mënyrë me 'green', më ndryshe? 
Enriko Ceko: Patjetër. Inceneratorët janë licencuar për të prodhuar energji elektrike. Djegia e plehrave është për të prodhuar energji. Janë harxhuar 450 mln euro për të prodhuar energji elektrike nga inceneratorët dhe nuk dihet sa energji kanë prodhuar, nuk ka transparencë. Ka mënyra të tjera për të prodhuar energji në Shqipëri. Në vitin 2003 një kompani britanike i ka bërë ofertë qeverisë shqiptare që ujin që rrjedh poshtë nga Fierza në Koman e deri në Vaun e Dejës, natën ta çojmë ujin në Fierzë me gjysmën e çmimit të harxhimit të energjisë. S'ka nevojë të ndërtohet Skavica. 

Adi Krasta: Skavica mund të mos rezultojë pro interesave financiare të Shqipërisë?
Enriko Ceko: Nëse Skavica kushton minimalisht 250 mln euro, projekti për ta kthyer ujin mbrapsht nga Vau i Dejës në Fierzë kushton 40 mln euro. 

Adi Krasta: Janë 13 mijë familje që duhet të lëvizin. Kur ndërtohet një HEC i këtyre përmasave i bëhet një traumë shumë e madhe zonës përreth dhe njeriut në veçanti. Ju duket e drejtë kjo frikë që ekziston? Cili është argumenti juaj më i fortë i kundërshtisë tuaj?
Munir Hoxha (Inxhinier pyjesh): Për herë të parë Dibra ndodhet përpara dilemës së ekzistencës, sepse ndërtimi i HEC-it të Skavicës do të përmbytë 35 fshatra me jo më pak se 20 mijë banorë dhe 20 mijë të tjerë u preket tokat dhe pronat. Atje ka njerëz dhe këta duhet t'i pyesësh përpara se të nisësh një projekt për HEC. Po ndërtohet në lumin Drin në pjesën e vetme që ka mbetur pa prekur rreth 70 km, zonë që mund të ishte resurs i madh turistik dhe ndërtimi i Rrugës së Arbrity do t'i shërbente turizmit dhe Dibra do të ishte një nga zonat më të zhvilluara të Shqipërisë. Me popullin nuk ka biseduar kush, njerëzit janë të shqetësuar për ekzistencën. Për mua do të ishte një gjenocid, atë që nuk e bëri Serbia për 9 vjer tluftë me diobranët, po e bën qeveria jonë dhe po i largon njerëzit me fortë. Ky është një veprim që dënohet nga çdo Konventë Ndërkombëtare. Populli i dibrës nuk do ta lejojë. Nuk diskutohet sa do të investohet, diskuytohet se do të dëmtojë njerëzish, do të dëmtojë mjesidin, klimën, të gjithë atë hapësirë ekologjike që sot mund të ishte një nga zonat më të mira atraktive për turizëm. 

Adi Krasta: Dua të pyes Ferziletën, për Valbonën ngriti zërin një amerikane, për Vjosën Leonadro Di Caprio, duket sikur Skavica nuk është bërë kryefjalë për të folurën protestuese të popullit shqiptar, si e shihni ju Skavicën dhe mendoni që kjo mund të tonifikohet dhe lufta e protesta të bëhet më ndryshe? 
Ferzileta Gjika
: Duhet të sensibilizojmë opinionin publik brenda dhe jashtë vendit. Në New York e kemi nisur me protesta. Projekti për ndërtimin e Skavicës është bërë në fshehtësi, nuk ka asnjë të dhënë online apo në media. Pavarëisht nga përpjekjet e popullit dibran, zëri i tyre është shuar gjithmonë. Ne do të vazhdojmë me protesta, do të shkojmë deri në Strasburg. Të shpëtojmë Drinin e bukur, mjedisin që ekziston në Dibër. Atë vend nuk mund ta heqim nga harta e SHqipërisë, por do ta mbrojmë dhe të luftojmë kundër një gjenocidi të tillë. E paimagjinueshme si mund të merren këto vendime pa u ulur me dibranët.