Emri i 'Camp Nou' do të ndryshojë për herë të parë, arka do të mbushet me para

Gjiganti spanjoll i La Ligës, Barcelona ka nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi prej 280 milionë eurosh me platformën muzikore Spotify. 

Sipas lajmeve në mediat spanjolle, negociatat kanë nisur disa muaj më parë dhe Barcelona dhe Spotify kanë rënë dakord zyrtarisht për sponsorizimin, por një njoftim zyrtar pritet të martën. 

Marrëveshja mes palëve do të zgjasë për 3 vite dhe Barcelona do të vendosë në arkën e saj 280 milionë euro.

 Marrëveshja përfshin fanella për meshkuj, ekipet për femra dhe veshjet stërvitore.

Por sponsorizimi i Spotify shkon përtej veshjeve, emri i Camp Nou gjithashtu do të ndryshojë nga sezoni i ardhshëm dhe emri i ri i stadiumit do të jetë Spotify Camp Nou.

Të dielën e kaluar, drejtuesit e Spotify u ftuan në ndeshjen e Atletico Madridit, gjë që çoi në komente se marrëveshja ishte e afërt.