'Si në 1938': Kryeministrja e Lituanisë paralajmëron për trupave ruse në Bjellorusi

Ingrida Simonyte thotë se kërcënimet nga Moska dhe Pekini nënkuptojnë se Perëndimi nuk mund të zhytet në vetëdyshim dhe për përçarje.

Peizazhi i sigurisë së shteteve baltike dhe të Evropës Lindore mund të ndryshojë përgjithmonë nëse trupat ruse të grumbulluara në kufirin me Ukrainën, do të fillojnë të integrohen me trupat bjelloruse, ka thënë Kryeministrja e Lituanisë.

“Ky është një moment si ai i vitit 1938 për brezin tonë,” tha Ingrida Simonyte në një intervistë. "Neutraliteti ndihmon shtypësin dhe asnjëherë, viktimën."

Simonyte, e cila do të takohet me Boris Johnson të martën, është një ndër politikanët evropianë më të gatshëm për të mbështetur demokracinë dhe për të ekspozuar metodat e autokracive.

Qëndrimi i saj e ka çuar vendin e saj me vetëm 2.8 milionë banorë në vijën e parë të konfliktit ideologjik jo vetëm me Rusinë, por edhe me Kinën.

Bjellorusia po kërcënon të bllokojë eksportet e potasës për në shtetin e saj dhe Kina e ndëshkoi Lituaninë për hapjen e një zyre përfaqësuese tajvaneze në Vilnius duke pakësuar tregtinë dhe duke i shtyrë kompanitë të tërhiqen nga Lituania.

Mbretëria e Bashkuar i është bashkuar Lituanisë për ta denoncuar Kinën në OBT lidhur me sjelljen e saj.

Simonyte tha se kërcënimet e dyfishta nga superfuqitë treguan se ishte e nevojshme që Perëndimi të mos zhytej në vetëdyshim, në ndarje të brendshme dhe vetëkënaqësi.

“Përgjigja e parë nuk është të kesh frikë, por të flasësh,” tha ajo.

47-vjeçarja argumentoi se grumbullimi i trupave ruse në Bjellorusi mund të ndryshojë peizazhin e sigurisë në rajonin e saj dhe se kjo po nxitet nga dobësia politike e Presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

“Pas zgjedhjeve dhe demonstratave në gusht 2020 në Bjellorusi, Lukashenko tani nuk ka mundësi për atë që mund të bëjë”, tha ajo. “Përpara se ai të flirtonte me BE-në, lironte disa të burgosur për para. Ai e luajti këtë strategji të dyfishtë, por nuk mund ta bëjë më këtë. Askush nuk e konsideron atë si legjitim në Bjellorusi. Ai ka nevojë për para dhe ndihmën e Rusisë për të mbijetuar. Ai është i varur prej saj.

Ky grumbullim aktual i forcave ruse në Bjellorusi është i paplanifikuar. Ka pasur një stërvitje ushtarake ruse në vitin 2021. Nëse këto stërvitje ushtarake duan të thotë se armatimi dhe trupat do të qëndrojnë në tokën bjelloruse për një kohë të pacaktuar, kjo i ndryshon llogaritë në mënyrë thelbësore.

“Kjo do të nënkuptojë një rritje të pranisë së NATO-s dhe nuk do të ishte një provokim, siç pretendon Moska, por një reagim ndaj asaj që ka ndryshuar në kufijtë e NATO-s. Tani kjo është një zonë plot me armatim. Trupat ruse që ndodhen në jug të vendit të tij mund të lëvizin shumë shpejt. Ka disa lloje të sulmeve hibride në proces. Gazsjellësit janë duke u ndarë. Kështu veprojnë fatkeqësisht këto regjime. Nuk ka vija të kuqe që nuk do të kalojnë.”