Pas këtij muri të piktuar me Smurfët është drama e 250 mijë njerëzve

Skenat në kampin Kerame në Idlib ku më shumë se 250 mijë njerëz luftojnë për të mbijetuar në tenda ka prekur zemrat e mijëra përdoruesve të rrjeteve sociale pasi këto pamje u publikuan.

Organizata Human Rights and Freedoms (IHH) Fondacioni i Ndihmës Humanitare dhe Platforma e Komunikimit, kanë dëshmuar gjendjen e rëndë të popullit sirian i cili po kalon një kohë të vështirë dhe prej kushteve të motit.

Situata është e rëndë sidomos në kampin e Kerames, në vijën kufitare ku mbi 6 milionë njerëz po luftojnë për të mbijetuar.

Jeta është shumë mizore, sidomos për fëmijët dhe gratë, në këtë kamp ku jetojnë afro 250 mijë njerëz në kushte shumë të vështira.

Ndërsa Smurfët, të cilët sjellin buzëqeshjen në fytyrat e çdo fëmije që e sheh, janë paraqitur në një mur në Kerame.

Por fakti që fëmijët në rajon e janë të pa ushqyer dhe të pa veshur dhe e lëre më të shohin filma vizatimorë, është tragjike.