U arrestua si 'shitëse droge', modelja i kërkon shpërblim të majmë Italisë pas daljes nga burgu

U besua se ajo ishte një shitëse droge dhe kaloi më shumë se dy muaj në burg në Romë.

Kjo histori i përket modeles hungareze Greta Gila, 24 vjeç.

Makthi i saj nisi në një hotel në Fiumicino në mars të vitit 2019 ku u arrestua pak para se të nisej për në Japoni, ku duhej të pozonte për një sesion fotografik.

U deshtën 74 ditë për të dalë nga burgu dhe tashmë modelja kërkon një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh nga shteti italian për ndalim të padrejtë.

‘Në vitin 2018 në moshën 20 vjeçare fitove kurorën e Miss Turizmit në Hungari- tha ajo për Corriere della Sera. Më pas për shkak të dorëheqjes së një konkurrente, mora pjesë në Kinë duke arritur në finale. Ata më thirrën për një sesion fotografik dhe u transferova në Londër. Këtu një agjenci më punësoi për një xhirim në Tokio. Isha në fillim të karrierës sime dhe pranova’.

“Për të shkuar në Japoni- shpjegoi modelja – u ndala në Romë ku takova një menaxher të kësaj kompanie, për darkë një një hotel në Fiumicino. Ai më tha se një kostumografe do të bashkohej me ne për të provuar disa rroba. E pashë të nervozuar, më tha se duhej të shkoja në dhomën time dhe u largua’.

Ardhja e kostumografes përfaqëson dhe fillim e makthit pë rmodelen.

Me gruan u shfaqen edhe meshkuj të cilët nisin t’i bëjnë pyetje modeles dhe i sekuestruan telefonin asaj.

Më vonë ajo zbuloi se ata ishin policë pasi ‘kostumografes’ i ishin gjetur 11 kilogramë kokainë.