Austria merr vendimin: Vaksinimi i detyrueshëm për çdo qytetar, gjobë deri në 3600 euro

Austria është bërë vendi i parë evropian që ka bërë me detyrim vaksinimin kundër Covid-19.

Ligji i ri hyn në fuqi në Austri këtë javë që e bën të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për këdo mbi 18 vjeç.

Disa vende e kanë bërë të detyrueshme vaksinimin për të moshuarit ose personelin mjekësor, por ky është vendi i parë në Evropë që miraton masa të tilla gjithëpërfshirëse.

Të gjithë duhet të jenë të vaksinuar deri më 15 mars 2022. Për ata që nuk duan të vaksinohen do të ketë gjoba që nisin nga 600 euro deri në 3600 euro.

Dhe gjoba mund të merret 4 herë në vit.

Qeveria e Austrisë pasi ka marrë vendimin e ka justifikuar duke thënë se vaksinat janë efektive në luftimin e sëmundjeve të rënda dhe se ligji është i nevojshëm për të parandaluar bllokimet e ardhshme.