Gjermania: Nëse Rusia pushton Ukrainën, do të paguajë çmim të lartë

''Nëse Rusia pushton Ukrainën, përgjigja e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s do të jetë "e bashkuar dhe e vendosur" dhe Moska "do të paguajë një çmim shumë të lartë", tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një intervistë për Washington Post. 

Scholz konfirmoi se Berlini do të dërgojë trupa në vendet baltike dhe sqaroi se Putini mund të zgjedhë dialogun përmes kanaleve të ndryshme, si bisedimet dypalëshe SHBA-Rusi, këshilli NATO-Rusi, OSBE dhe formati Normandi.