VIDEO/ S’e dëgjoi rulin, burri shtypet për vdekje në Brazil

Një punëtor në Amazonë në Brazil është shtypur për vdekje nga një rul në një zonë ndërtimi.

Edmar de Oliveira Campos, 35-vjeç, ndërroi jetë në një vendpunishte në qytetin Porto Velho, kur gjatë 27 janarit nuk e dëgjoi rulin që po i afrohej.

Sipas hetuesve, gjithçka ndodhi pasi që makineria e avancuar dhe moderne bën pak zhurmë, dhe kjo i kushtoi me jetë këtij punonjësi të ri. Madje edhe kamerat e sigurisë filmuan gjithçka.

“Edmar tentoi të ikë, por u shtyp nga makineria. Ai ndërroi jetë pa arritur në spital”, tha nënkryetari i këtij qyteti brazilian.