Merz sulmon Scholz: Më habit heshtja e kancelarit

Situata në konfliktin e Ukrainës mbetet e tensionuar. Si Rusia ashtu edhe Kina po bëjnë thirrje për ndalimin e zgjerimit të NATO-s. Në sfondin e tensioneve, kancelari Scholz tani dëshiron të udhëtojë në Rusi.

Kreu i CDU Friedrich Merz akuzoi kancelarin Olaf Scholz (SPD) për politikë të jashtme hezituese dhe të gabuar, përpara vizitës së tij në Uashington.

“Ky udhëtim vjen shumë vonë. Do të ishte e nevojshme që kjo të ndodhte javë më parë dhe më pas, me një mesazh të qartë nga vendet më të rëndësishme evropiane”, tha Merz për Bild am Sonntag.

"Tani udhëtimi duket si një vizitë nga një turist, i cili nuk mund të dalë më nga një situatë, për të cilën është fajtor dhe për këtë arsye duhet t'i kërkojë ndihmë vëllait të tij të madh në Uashington". Asgjë e tillë nuk vjen nga Olaf Scholz. Si figurë e Schozit me të cilën do të identifikohej Helmut Schmidt, nuk do të kishte pritur fare, po menjëherë do të udhëtonte për bisedime në Uashington dhe Moskë.

Kurse shembulli i tij si kancelar Gjermanisë padyshim i pëlqen roli si të ishte një i huaj, si kundërshtues dhe si një pengesë për një strategji evropiane.

Unë jam i habitur, tha Merz, “sa e papërgjegjshme është duke u mbajtur kjo qeveri. Jam krejtësisht i habitur nga emërimi i këtij Kancelari. Olaf Scholz as nuk ofron udhëheqje dhe as nuk ka një mendim të qartë për çështjet kritike. Në mes të kërcënimeve më të madha për paqen dhe lirinë në Evropë , kancelarin e ka lëshuar toka, është zhdukur kryesisht. Të gjithë paraardhësit e tij në këtë situatë, do të vepronin krejtësisht ndryshe.”

Merz e sheh rolin e ish-kancelarit Gerhard Schröder (SPD), i cili u emërua për bordin mbikëqyrës të kompanisë shtetërore ruse Gazprom, si një barrë në rritje për politikën gjermane: “Fatkeqësisht, Gerhard Schröder ka humbur sensin dhe mirësjelljen e tij. Tani më duket e pakëndshme dhe pa shije, varësia e tij personale nga Rusia”, tha Merz.

“Ai po bllokon edhe kanalet e komunikimit, që mund të ishin përdorur me të për vendin tonë. Pres që Olaf Scholz dhe udhëheqja e SPD-së të distancohen qartë nga aktivitetet e Schroder-it”.

Në të njëjtën kohë, Merz këmbëngul për dërgesat evropiane të armëve në Ukrainë: "Dërgimet e armëve vetëm nga Gjermania nuk mund të diskutohen. Por një furnizim i përbashkët evropian i armëve mbrojtëse në Ukrainë, do të ishte i imagjinueshëm sipas mendimit tim. Kjo është edhe ajo që Robert Habeck e tha me të drejtë vitin e kaluar”./BS/