U shpall fajtor për abuzim me 2 të mitura, dënohet me 38 vite burg 41-vjeçari

Një burrë është dënuar me 38 vite burg pasi u shpall fajtor për abuzimin me dy vajza të reja.

Jamie Dawson, 41 vjeç, nga Garden Crescent, South Normanton, Derbyshire u dënua për 13 akuza për përdhunim të një vajze nën moshën 13 vjeç.

Ai u shpall gjithashtu fajtor për dy akuza për sulm ndaj një vajze nën moshën 13-vjeçare.

41-vjeçari i kishte mohuar akuzat, por u shpall fajtor në një gjyq në Gjykatën e Nottingham Crown.

Policia e Derbyshire tha se vajzat ishin abuzuar në fund të viteve 2000 dhe në fillim të viteve 2010.