Ylli i Manchester City-t befason fansat, shkurton flokët dhe ndryshon në mënyrë drastike

Jemi mësuar ta shikojmë ylli i Manchester Cityt, Jack Grealish me flokët e tij të gjatë të lidhur me një shirit të zi rreth kokës.

Mirëpo, së fundmi Grealish ka vendosur të ndryshojë imazhin dhe frizurën e tij dhe i ka befasuar të gjithë më pamjen e re.

Falë një videoje të shpërndarë në llogarinë e “A Star Barbers”, është zbuluar ndryshimi drastik, pasi lojtari i Manchester City ka vendosur ta mbajë të fshehtë ndryshimin në look për momentin.

Grealish e la pjesën e sipërme të flokëve pak më të gjatë (edhe pse shumë më të shkurtër se më parë), ndërsa anash janë lënë shumë të shkurtra.

Fillimisht ai nuk po njihej dhe duke gjykuar nga komentet në rrjetet sociale, fansat e tij nuk janë veçanërisht të entuziazmuar.

Grealish ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Qytetarët këtë sezon dhe ka shënuar tre gola, përfshirë dy në kampionat.