VIDEO/ Do iu prishen shtëpitë, banorët e Paskuqanit përplasen me policinë

Tensione janë shënuar mes banorëve dhe policëve në Paskuqan, por edhe në Laprakë e te '5 Maji'.`

Banorët e zonës kanë dalë në rrugë në shenjë proteste, ndëra policia ka tentuar të largojë njerëzit.

Një nga banorët foli me megafon.

“Zotëri policë, nëse juve iu prishen shtëpitë, çfarë do bënit. Ne kemi të drejtën e protestës. Ju kemi njoftuar se për një orë rruga do jetë bllokuar, ju kërkojmë ndjesë të gjithë shoferëve.

Ju policë paguheni me taksat tona, prandaj zbatoni ligjin, ju jeni në krahun tonë, andaj kryeni detyrën ashtu siç duhet. Ne shtëpitë tona do i mbrojmë deri në pikën e fundit, deri edhe me gjak”, deklaroi protestuesi.