FOTO/ Nënkryetari i Bashës kapet me ortakun e inceneratorëve

Një ndër aferat më të akuzuara në Shqipëri, ajo e koncesionit të inceneratorëve, është një mega-skandal, për të cilin vijonë të dalin në dritë fakte dhe dokumente.

Por, duket se ‘dardha e ka bishtin prapa’ dhe ‘ortakërisë’ nuk i ka shpëtuar as ‘Opozita’ e Lulzim Bashës.

Këto janë disa foto ku tregohet se deputeti i Lulzim Bashës, Agron Gjekmarkaj, i cili njëkohësisht është edhe nënkryetar i Kuvendit, shfaqet në krah të ortakut të pronarëve të inceneratorëve.

Ashtu sikurse shikohet edhe në fotot më poshtë, deputeti i Lulzim Bashës, njëherësh edhe analisti i tij është fotografur në shoqërinë e Ben Blushit, ish drejtorit të Top Channel dhe njëherësh ortaku i njerëzve të inceneratorëve në Bullgari dhe Tiranë.

Gjekmarkaj dhe Blushi janë fotografuar në bregdet dhe në shoqërinë e botuesit Nikoll Lesi.

Ben Blushi është ortak me pronarët e koncesionit të inceneratorëve, në të paktën dy kompani. Ku në njërën prej tyre marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij.

Së pari kujtojmë këtu EM Capital Group. Një kompani e themeluar në Bullgari dhe ku ortakë janë Klodian Zoto me 34% të aksioneve, Mirel Mërtiri me 33% të aksioneve dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit me 33% të aksioneve.

Më pas është po kjo kompani, e cila vjen në Tiranë dhe blen 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe.

Një tjetër kompani, ku Ben Blushi del direkt me emrin e tij, në një kompani në ortakëri me pronarët e inceneratorëve.

Kompania quhet ‘Kudo Pay’ dhe ortakët janë Stela Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit e shpallur në kërkim, aksionerja e Top Channel, Vjollca Hoxha dhe ish-politikani Ben Blushi./CNA.al