Putin: Marrëdhëniet e partneritetit strategjik Moskë-Pekin 'të paprecedenta'

Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi se marrëdhëniet dhe partneriteti strategjik midis Moskës dhe Pekinit janë "të paprecedentë".

“Marrëdhëniet tona dypalëshe kanë ecur në frymën e miqësisë, partneritetit strategjik.

“Ata morën vërtet një karakter të paprecedentë”, tha Putin në fillim të takimit me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin, raportuan mediat ruse.

Putin mbërriti në Pekin mëngjesin e sotëm, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.