", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/04/auto_Screenshot_11643974882.jpg", "width": 900, "height": 571 } }

SHBA: Mijëra të evakuuar pas zjarrit në fabrikë, prej frikës së shpërthimit

Winston Salem - Rreth 6,500 persona janë urdhëruar të evakuohen, ndërkohë zjarrfikësit ende nuk mund të afrohen as 300 këmbë tek zjarri që ra në një fabrikë të Karolinës së Veriut.

Rreth 6,500 njerëz janë urdhëruar të evakuohen, katër ditë pasi shpërtheu një zjarr në një fabrikë plehërash kimike në Karolinën e Veriut, për të cilin zyrtarët thanë se në një moment rrezikonte të bëhej një nga shpërthimet më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë në SHBA.

Fabrika përmban afërsisht 600 ton nitrat amoniumi, një përbërje kimike shumë e paqëndrueshme që përdoret për të bërë plehra dhe eksplozivë.

Zjarri shpërtheu në pjesën veriore të qytetit me 250,000 banorë të hënën, megjithëse shkaku mbetet i panjohur.

Rreth 2,500 shtëpi, disa shkolla dhe kisha, ndërtesa të tjera tregtare dhe qeveritare janë brenda një rrezeje prej një milje nga objekti. Universiteti Ëake Forest, i cili ndodhet jashtë zonës së evakuimit, anuloi mësimet, duke u kërkuar studentëve në konvikte të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dritaret e tyre.

Sipas deklaratave zyrtare, për shkak të natyrës së tij të paparashikueshme, zjarrfikësit ende nuk mund të arrijnë as 300 këmbë larg zjarrit.