Zbritja prej dy milionë dollarë nuk funksionoi, askush nuk dëshiron të blejë vilën e familjes Laden

Rezidenca luksoze në Kaliforni në pronësi të Ibrahim Bin Laden, vëllait të Osama Bin Laden, lideri i organizatës terroriste al-Kaeda i cili u vra nga forcat amerikane në Pakistan në vitin 2011 ka dalë në shitje për një çmim prej 28 milion dollarë.

Megjithë vendndodhjen e saj pak metra nga hoteli i famshëm Bel-Air, vila luksoze me shtatë dhoma gjumi dhe pesë banjo nuk ka pasur blerës.

Ibrahim Bin Laden, i cili ka pasur pronën për gati dyzet vjet që nga viti 1983, u largua nga vila pas sulmeve të 11 shtatorit.

 Vila e cila që atëherë është braktisur, edhe pse çmimi i saj u ul me 2 milion dollarë më janar të këtij viti nuk i bindi njerëzit që ta blejnë.

Ibrahim Bin Laden jetonte në një rezidencë të stilit të 'Vilës mesdhetare' me ish-bashkëshorten e tij, Christine Hartunian Sinay.

 Sipas të dhënave, çifti e kishte blerë rezidencën për 1,653,000 dollarë në atë kohë 

Në vitet '60, prona ishte në pronësi të producentit të Hollivudit, Arthur Freed, i njohur për prodhime të tilla të famshme si "Singin's the Rain" dhe "The Wizard of Oz".

Laden, i cili ishte me pushime jashtë vendit kur ndodhën sulmet e 11 shtatorit, nuk u kthye më në Shtetet e Bashkuara, nga frika e reputacionit të keq që do të sillte mbiemri i tij.

Fotot në reklamë tregojnë pamjen e jashtme prej betoni rozë të shtëpisë. 

Për shkak të gjendjes së tij të përkeqësuar, fotot e brendshme nuk janë përdorur shumë. 

Disa nga dritaret janë të mbyllura në foto, megjithëse e braktisura, disa palma ende mbijetojnë në terren dhe pishina duket e mirëmbajtur.