Maroku po mban frymën: Vetëm pak metra për të shpëtuar Ryan nga pusi 32 m - FOTO

Kanë mbetur vetëm pak metra për të arritur tek Ryani i vogël, fëmija që ra në një vrimë të thellë pasditen e së martës në Tamrout, pranë Chefchauen, Marok.

Një burim pranë ekipeve të shpëtimit tha mediat e marokene se që në orët e para të mëngjesit të së premtes, autoritetet filluan të gërmojnë horizontalisht për të shpëtuar fëmijën. Shpimi vertikal i një grope paralele me pusin vazhdoi gjatë gjithë natës së të enjtjes deri mëngjesin e së premtes për të arritur në thellësinë e duhur, ku puna do të niste horizontalisht.

Tre ditë pas rrëzimit pranë shtëpisë së tij, 32 metra thellë teksa luante, djali 5-vjeçar është ende gjallë. Është i lodhur, i dërrmuarr, ka disa plagë në kokë, por duket se ende merr frymë vetë.

Në malet Rif toka është e vështirë, operacionet e rikuperimit shpejt u bënë të vështira. Dhe përpjekjet për ta nxjerrë, si ato që bëri Hamid që u ul me duart ta xhveshura për ta nxjerrë, qenë ngjethëse,  si ato të Angelo Licherit në tragjedinë e vogëlushit italian Alfredino Rampi në vitin 1981.

Ndërkohë që Ryan foli, pyeti për mamanë e tij. Prej tre ditësh, solidariteti i gjithë Marokut është shtrënguar, mbledhur fort rreth atij pusi dhe asaj familjeje në ankth.

Tani buldozerët janë pothuajse në thellësinë 30 metra dhe për këtë arsye shumë pak ka mbetur për ta shpëtuar fëmijën. Një ambulancë është duke pritur në vend dhe një helikopter i xhandarmërisë mbretërore qëndron në pritje, 5 kilometra nga vendi i rrëzimit. Gjithçka është gati për çdo rast.

Djali i vogël, vetëm 5 vjeç, po luante të martën në ara, pranë shtëpisë së tij, në fshatin Tamrout, pranë Chefchauen, në veri të Marokut.

Babai i tij po e ndiqte me sy, por befas nuk e pa më. Fëmija u gëlltit nga pusi që babai i tij, fermer, e kishte mbuluar me degë dhe plastmas.

Një fluturim 32 metra poshtë mes mureve të dheut që ishin njëzet centimetra të ngushta, në njëfarë mënyre ngadalësuan përplasjen./ar.sh/SYRI.NET

Lexo:  Shpëtuesit në Marok gërmojnë për të tretën ditë për të arritur tek 5-vjeçari i rënë në pus

Prindërit shpresojnë. Nëna dha babai flasin për median: