Forcat speciale amerikane vrasin liderin e ISIS në Siri - FOTO

Joe Biden thotë se forcat e larguan përfundimisht Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi nga fusha e betejës

Një bastisje e forcave speciale amerikane në Sirinë veriperëndimore mëngjeisn e së enjtes vrau udhëheqësin më të lartë të grupit të Shtetit Islamik, tha Joe Biden.

“Falë aftësive dhe trimërisë së forcave tona të armatosura, ne kemi larguar nga fusha e betejës Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, liderin e ISIS-it”, tha Presidenti amerikan në një deklaratë. Ai tha se të gjithë amerikanët e përfshirë në operacion u kthyen pa pasoja.

Biden tha se do t'i drejtohej popullit amerikan më vonë të enjten për operacionin.

Më herët Pentagoni tha se forcat speciale i kishin gjuajtur xhihadistët e rangut të lartë në një sulm ajror, duke vrarë 13 persona në një operacion "të suksesshëm".

Operacioni gjatë natës u mendua të ishte më i madhi i këtij lloji nga forcat amerikane në rajonin e Idlibit të kontrolluar nga xhihadistët që nga bastisja e vitit 2019 që vrau ish-udhëheqësin e grupit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se shtatë civilë ishin në mesin e të paktën 13 personave të vrarë në operacionin, në të cilin forcat elitare amerikane bënë uljen e një helikopteri pranë Atme.

“Të paktën 13 persona u vranë, mes tyre katër fëmijë dhe tre gra, gjatë operacionit”, tha për AFP shefi i observatorit, Rami Abdel Rahman.

Korrespondentët e AFP-së vizituan një shtëpi në periferi të Atme, e cila dukej të ishte një nga objektivat kryesore të forcave speciale amerikane. Ndërtesa dykatëshe me blloqe të papërpunuara mbante gjurmët e një beteje intensive, me korniza të shqyera dritaresh, tavane të djegur dhe një çati pjesërisht të shembur.

Në disa dhoma, gjaku ishte spërkatur në mure dhe në dysheme, e cila ishte e mbushur me copëra dyshekësh dhe dyersh.

Forcat speciale amerikane kanë kryer disa operacione kundër objektivave xhihadiste me rëndësi të lartë në zonën e Idlibit muajt e fundit. Zona, enklava e fundit që kundërshton qeverinë e Bashar al-Assad, është vendi i më shumë se 3 milionë njerëzve dhe dominohet nga xhihadistët.

Rajoni administrohet kryesisht nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), një grup i udhëhequr nga ish-anëtarë të të al-Kaidës në Siri. Vitet e fundit, HTS është përpjekur të paraqitet si një lojtar më i moderuar i fokusuar vetëm në çështjet siriane duke dënuar terrorizmin ndërkombëtar.