Greqia lejon kalimin e kamionëve përmes Kapshticës, i ndaluar ende në Qafë Thanë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Nga autoritetet e policisë greke, jemi njoftuar se është lejuar lëvizja e mjeteve e tonazhit të rëndë (kamiona) në drejtim të Greqisë.

Ndërsa në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, aktualisht vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre.