Shaqiri shënon gol, Boateng: ‘Shaq a pashë ëndërr apo vërtet shënove me kokë’
Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ka arritur të shënojë gol, duke fituar me përmbysje 2-1, sfidë e vlefshme për javën e 14-të të Ligue 1.
Shaqiri “shpërtheu” me një gol dhe asist në fitoren, duke u shpallur kështu edhe futbollisti i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.1.
Një gol me kokë nga ish-lojtari i Liverpool, që jo shumë shpesh shënon në këtë mënyrë, sepse Shaqiri është i gjatë 1.69 metra. Ky gol ka marrë edhe një koment nga bashkëlojtari i tij, Jerome Boateng.
“Shaq a pashë ëndërr apo vërtet shënove me kokë?! Në Gjermani e quajmë Kopfballungeheuer”, shkroi Boateng në profilin e tij në Instagram.