Pandemia COVID-19, nga 11 shkurti rihapen klubet e natës në Katalonjë
Jeta e natës është rikthyer në Katalonjë. Klubet e natës apo sallat e koncerteve do të mund të rihapen duke filluar nga 11 shkurti, pasi janë mbyllur për rreth një muaj e gjysmë për shkak të valës së Covid-19.
Kjo u vendos nga qeveria e rajonit spanjoll në bazë të përmirësimit të të dhënave epidemiologjike.
Me rihapjen e lokaleve, pritet të hiqet edhe kërkesa për të paraqitur një leje kalimi të vlefshme Green Pass për akses.