'Klloshar', huligan apo hero?! Arrestimi i Dardan Molliqajt e la në hije edhe mësuesin kërcimtar
Prishtinë - Arrestimi i kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj nga Policia e Kosovës si duket e ka lënë mbrëmjen e djeshme nën hije edhe profesorin e 'Tik Tok', shkruan Syri.net Kosova.
Pasi ai u arrestua nga Policia në mënyrë të dhunshme para se të futej në një studio televizive, ka pasur reagimet e shumta në rrjetet sociale. Madje shumë liderë e kanë konsideruar arrestimin e tij si hakmarrje politike duke e kundërshtuar mënyrën se si ka ndodhur momenti i arrestimit. Por ka dhe të atillë që e kanë quajt edhe "klloshar", sikur është rasti i avokatit, Tomë Gashi.
Ndërsa ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, ka theksuar se nuk e di a është në rregull që Policia të arrestojë huliganë.
Kurse lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkruar se arrestimi i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tani. "Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare.", ka shkruar Pacolli.
Kurse kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një reagim e ka quajt si hakmarrje politike. “Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura” tha Abdixhiku.
E reagimet për arresimin e Dardanit janë aq të shumta, sa që ai mbrëmë ka lënë në hije edhe mësuesin e Tik Tokut nga Vushtrria/Syri.net Kosova
/Syri.net Kosova.