Gjokutaj: Meta është lojtar i fortë politik, më mirë ta shkarkojë GJK që të zbresë në 'fushë'

Avokati Genc Gjokutaj, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka reagua në lidhje me vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta.

Për Gjokutaj zgjidhja më e mirë do ishte një vendim në dëm të Metës, pasi kjo do e kthente atë në skalionin politik.

Avokati është i mendimit se Presidenti është lojtar i fortë politik, dhe ai duhet në fushën e lojës dhe jo për t’a ndjekur atë nga tribuna.

Sipas juristit, njerëzit duan luftë të drejtpërdrejtë politike, dhe jo siç ka ndodhur deri më tani me opozitën. 

“Sot me kureshtjen e një fëmije testova reagimin popullor në lidhje me gjykimin ne Gjykatën Kushtetuese të shkarkimit të Presidentit Ilir Meta! U çudita sepse ne çdo kafe e tavolinë shumica e njerzve dëshironin që Gjykata ta shkarkonte Presidentin! Ai është për ne fushën e lojës o vlla jo për ta parë ndeshjen në tribunë me tha një i moshuar! Dhe ky refren me shoqëroi gjithë ditën! Rrugës për në shtëpi shiu i rrëmbyer nuk ma lagu dot bindjen se njerëzit duan luftën bio, ndeshjet e vërteta dhe jo Moxhët e kalçopolit! Ja si ndodhka thashë qe edhe Spartaket e Partisë pa ndergjegj

e e vetëdije e bëkan ndonjë punë për së mbari!  Hajt për hajër kjo punë mendova”, thotë Gjokutaj në statusin e tij.