FOTO/ Aksident në Tiranë, 'Benz'-i përplas vajzën në asfalt dhe largohet me shpejtësi
Një aksident ka ndodhur në Tiranë këtë pasdite.
Një vajzë e rë është përplasur nga një automjet tip 'Benz' teksa po kalonte rrugën në Unazë, përballë Kishës Katolike.
Në pamje duket e aksidentuara në asfalt, teksa po i jepet ndihma e parë nga kalimtarët e rastit.
Makina që shkaktoi aksidentin mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.