Mega-operacion në Elbasan, lëshohen 25 urdhër-arreste për zyrtarë të qarkut

Një megaoperacion po zhvillohet në këto momente në qytetin e Elbasanit.

Bëhet me dije se janë lëshuar 20 urdhër-arreste për zyrtarë në këtë qark.

Janë 25 urdhra ndalimi të lëshuar nga një grup prokurorësh nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë Kreshinik Ajazi, e merr pjesë edhe FNSH e njësia operacionale.

Operacioni është shtrirë në rrethet Elbasan, por edhe Peqin e më gjerë, e në shënjestër mësohet se janë zyrtarë, që dyshohet se kanë bashkëpunuar me kriminelë VIP dhe i kanë ndihmuar këta të fundit, duke iu futur lëndë narkotike në qeli.