Albana Vokshi-Kushtetueses: Shkarkimi i Metës precedent i rrezikshëm, mos zbatoni urdhrat e Ramës

Deputetja e PD dhe njëherazi anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD, Albana Vokshi i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që të mos zbatojë urdhrat e Edi Ramës. 

Në një kohë kur vazhdon seanca për vendimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Vokshi thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të qëndrojë në lartësinë e detyrës që i ngarkon Kushtetuta. 

Gjithashtu, Vokshi thotë se shkarkimi i Metës do të sillte një precedent të rrezikshëm. 

"Përbën një precedent të rrezikshëm sharkimi i presidentit. Është vendim politik i urdhëruar nga Edi Rama. I bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të qëndrojë në lartësinë e detyrës dhe Kushtetutës e jo nën urdhrat e Edi Ramës", u shpreh Vokshi në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv.