Rinis me debate seanca për shkarkimin e Metës, Presidenca kundërshton përfaqësuesin ligjor të Kuvendit

Ka rinisur me debate seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pasi Kuvendi autorizoi Erind Mërkurin si përfaqësues ligjor në këtë seancë.

Përfaqësuesi ligjor i Metës, Bledar Dervishaj ka kundërshtuar Mërkurin, për shkak se ai ka qenë ekspert i pavarur në Komisionin Hetimor, raporton gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta.

“Autorizimi i Mërkurit përbën një tjetër shqetësim për Presidencën, pasi në Komisionin Hetimor, Kuvendi e ka thirrur Mërkurin si ekspert të pavarur.

Kjo dëshmon se si në të vërtetë ka qenë ai proces. Nuk ka listë të parimeve që nuk është shkelur”, tha Dervishaj në seancë.

Pjesë nga debati:

Dervishaj: Mërkuri ka qënë ekspert në komisionin hetimor. Kjo paraqet shqetesim për ne. I vë vulën, shkeljes se kushtetutës dhe paanshmerisë.

Dervishaj: Ta vleresojë Gjykata.

Bushka: Erind Mërkuri ka qenë ekspert për çështjet e të drejtës. Nuk ka shprehur mendime personale gjatë punës së Komisionit.

Bled Dervishi: Veprimi i atorizimit nga Kryetari i Kuvendit paraqit një tejtër shqetësim për Presidentin e Republikës dhe gjykata duhet ta ketë parshysh në shqyrtimin e themelit të ccështjes për fakt se kuvendi, mos gabofhsa, e ka zgjedhur si ekspert të pavarur gjatë procesit të hetimit parlamentar. Kjo është një provë tjetër se sa i pavarur ka qenë kuvendi, sa poltike ka qenë iniciative në këtë proces të iniciuar, të vlerësuar ligjërish nga komisioni i ligjevemë pas nga ajo strukturë e konsuderur hetimor. Kjo është dëshmi e radhës që i gjithë procesi hetimo0r ndaj presidentit, kjo i vë vulë anashmërisë shkeljes së kushtetutës, shkeljes së parimeve themelore të shtetit të së drejtës, procesit të rregullti ligjor. Pra nuk ka listë të parime që nuk është shkelur.

Bushka: Zoti Erind Mërkuri ka qenë ekspert ligjro gjatë pricesot të hetimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe është marë si ekspert të së drejtës konsitucionalsitëve sa i përket ccështjes së të drejtësë. Nuk është shprehur mbi vendimmarrejs e Kuvendit dhe sot nën natyrën e autorizimit që ka është vetëm për të bërë komente mbi pyetjet. Ne nuk mendojëm se jemi në kushtet e anshëmrisë. Nuk ka alucdime për ccështje pavarësie apo qëndrime të njëanshme në këtë proces.

Erind Merkuri: Thirrja e tij është e deytueshme. Kuvendi ka detyrim të thërrasë presidentin. Por thënë kjo, Kuvendi nuk është i lidhur të presë Presidentin.

Bushka: Është padiskutim një detyrim, njoftimiu pë të marrë pjesë në këtë seancë, ashtu si edhe këreksa për procesin e një kërkesë për shkarkimin e republikës të trajtohet me seriozitet. Detyrim është ta bëj këtë njoftim brenda objektivitet, por nga ana tjetërp roceis duhet të eccë. Ëështë një kërksë serioze dhe nuk duhet të mbarojë këtu. I janë ofruar mundësëitë presidentit për të qenë në Komisionin e Ligjeve. Po ti referohemi edhe kërksave të presidentit për të marrë pjesë në Komisionin e Ligejve.

Mërkuri: Nuk është qartë pse presidenti nuk përcaktoi një përfaqësues në këtë rast, nisur edhe nga serioziteti i ccështjes. (Prania në komisionin e ligjeve)

Pyetja nëntë, Janë rregullat e teknikës legjislative, si rregull shkrimi në njëjës nënkupton edhe shumësinë.

Kuvendi nuk bën hetim penal .kjo i takon prokurorsë. Është projuroria që heton, në rastin tonë prokuroria e posaccem. Nqs presidenti do të shpallej fjator, atëherë hynë në lojë procedura parlamentare dhe nëse përbën krim, a është krim i rëndë apo jo.

Duke qenë se në këtë rast veprimet e presidentit janë bërë publike dhe nuk kishte nevojë për një hetim të thelluar, afati 3 javor është konsideruar i mjaftueshëm.