Rreshjet e dëborës bllokojnë fshatrat e Skraparit

Reshjet e borës kanë bllokuar fshatrat në Skrapar. Të ilozuar nga dëbora janë 5 fshatrt: Gjerbës,Qafë Dëvri,Leshnje,Gërdec dhe Zaloshnje.

Gjashtë fshatra të tjerë në Skrapar e Poliçan janë pa energji elektrike prej disa orësh.

Rreshjet e pandërprera të dëborës, që vijojnë të bien që prej natës së djeshme kanë bllokuar disa fshatra malore në rrethin e Skraparit.

Sipas informacioneve të marra, bëhet me dije se në disa zona rreth Tomorrit, trashëshia e dëborës ka arritur në 25-30 cm.

Edhe pse raportohet se të gjitha akset nacionale të qarkut të Beratit janë të hapura dhe me qarkullim të pandërprerë, 5 fshatra rreth Tomorrit janë të izoluara nga dëbora që prej mëngjesit të sotëm.

Fshatrat Gjerbës,Qafë Dëvri,Leshnje,Gërdec dhe Zaloshnje janë të izoluar nga dëbora, ndërkohë që fshatrat Potom,Gjerbës,Leshnje e Tomorr në Bashkinë Skrapar dhe fshatrat Tomorricë e Karakanjoz në Bashkinë Poliçan janë pa energji elektrike prej disa orësh.

Burimet zyrtare nga OSHEE-ja Berat konfirmojnë se të gjitha ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në të gjitha zonat ku ka probleme me ndërprerjen e energjisë.