Kamioni merr para një makinë në autostradë, një i lënduar në Durrës

Pasditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës në Sukth.

Sipas policisë, një kamion është përplasur me një makinë dhe si pasojë është lënduar shoferi i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.