Ronaldo zbulon prapaskenat: Romario ishte një bir k**e, ja çfarë më bëri për të më zënë vendin

Ronaldo “Fenomeni” në shoqërinë e një tjetër futbollisti të famshëm Christian Vieri, ka treguar për “Bobo TV” një prapaskenë lidhur me kohët që ka qenë tek kombëtarja e Brazilit.

“Tek Brazili mësova shumë nga Romarido dhe Bebeto. Ata ishin një inspirim për mu edhe pse Romario ishte një bir k***e. Ai i detyronte lojtarët t’i pastronin këpucët dhe t’i blinin kafen. Në vitin 1997, kur ai kishte fituar Topin e Artë, pas stërvitje më tha se do dilnim. Ne u kthyem në 5 të mëngjesit dhe ditën tjetër isha i lodhur në stërvitje. E kuptova që ma kishte bërë qëllimisht që të më zinte vendin në formacion (qesh).”